Cristiano Ronaldo reagoi i zemëruar pasi u tërhoq për qafe nga një tifoz, pas fitores me rezultat 2:0 të Juventusit kundër Bayer Leverkusenit në Ligën e Kampionëve, të mërkurën.
Incidenti ndodhi pak momente pasi gjyqtari sinjalizoi fundin e ndeshjes në BayArena, ku një tifoz hyri në fushë dhe i kaloi rojet e sigurimit në tentim për ta bërë një fotografi me Cristiano Ronaldon.
Përderisa Ronaldo po bisedonte me bashkëlojtarin e tij Miralem Pjanicin, tifozi i erdhi nga prapa pesë-herë fituesit të Topit të Artë me një telefon dhe tentoi t’ia vendosë atij krahut përreth qafës.
Portugezi e largoi kokën e tij nga tifozi dhe u duk se i tha “A je i çmendur”, përderisa tifozi u largua nga rojet e sigurimit nga fusha.
Ai ishte tifozi i dytë që hyri në fushë dhe u nis drejt Ronaldo atë natë, pasi që një tifoz tjetër kishte tentuar gjithashtu, por kishte dështuar, të shkojë deri te Ronaldo gjatë ndeshjes.
Juventusi veçse ishte kualifikuar për fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve si fitues i grupit, megjithatë arritën ta marrin këtë fitore falë dy golave të shënuar nga Cristiano Ronaldo dhe Gonzalo Higuain, të dyja të asistuara nga Paulo Dybala. /GE