Një tifoz i flaktë i Leeds Unitedit ka vazhduar të mbështesë skuadrën e tij, për 25 minuta me kyç të këmbës së thyer, pasi e lëndoi atë duke festuar.
Matt Richardson ra keq duke vrapuar shkallëve, pasi që Jack Harrison shënoi golin e fitores për Leedsin në minutën e 65-të të ndeshjes kundër Sheffield Wednesdayt, të shtunën, shkruan sot Koha Ditore.
Një foto e Richardsonit duke bërë me gisht se është mirë, ndërsa shihet kyçi i këmbës i dëmtuar keq, ka bërë bujë.
Mjekët u munduan ta dërgonin atë menjëherë në spital, por tifozi 18-vjeçar i Leeds Unitedit insistoi të qëndronte për të parë skuadrën e tij të marrë tri pikë dhe të ngrihet sipër Sheffield Unitedit në pozitën që dërgon drejtpërdrejt në Premier Leaguen e Anglisë.