Një vit më parë, modelja polake Veronica Bielek po shijonte rrugëtimin e skuadrës së saj, Liverpulit në Ligën e Kampionëve, që u finalizua me fitoren e kupës.
Sot, Veronica ndodhet në karantinë në shtëpi, ashtu si të gjithë njerëzit e tjerë dhe sigurisht që mezi pret të përfundojë kjo periudhë e vështirë e të rikthehet në normalitet.
Bukuroshja polake madje ka filluar të mendojë edhe për takimin e parë sapo të përfundojë izolimi. Me shumë mundësi bëhet fjalë për një takim të rëndësishëm, pasi ajo kërkoi dhe mendimin e fansave për rrobat që do veshë.