Poliklinika Specialistike “Human Care” ka pranuar donacion pajisje mjeksore të dhuruara nga Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim – TIKA, për shërbimet e Stomatologjisë, Kardiologjisë, Mjekësisë Interne dhe paisje të teknologjisë informative.
Drejtori ekzekutiv i “Human Care” Agim Qehaja falenderojë agjencinë turke për ndihmën e dhënë poliklinikës dhe popullit të Kosovës ku ndër të tjera tha se “Ky donacion do të përdoret në ngritje të cilësisë së shërbimeve të poliklinikës, duke ju siguruar qytetarëve një trajtim mjekësor më të mirë”.
Përfaqësuesi I TIKA-së Burhan Ceran përgëzoi udhëheqësit e “Human Care” për punën dhe angazhimin duke shprehur mundësinë e vazhdimit të bashkëpunimit të mëtejëm ndërmjet agjencisë dhe polikinikës.