Justin Timberlake i ka dalë në mbrojtje këngëtares Pink, pasi kjo e fundit ka anuluar një koncert dhe është parë duke u relaksuar në një plazh në Australi.
Ajo e anuloi performancën në turneun e saj “Beautiful Trauma” në Sidnei, pas një infeksioni në mushkëri.
Këngëtarja 38 vjeçare është fotografuar nga paparazit duke e shijuar një darkë me familjen e saj në një plazh në Byron.
E spekulimet filluan menjëherë në lidhje me anulimin e koncertit.
Pink përmes një postimi ka falënderuar fansat, njëkohësisht duke iu kërkuar falje për mungesën, përderisa ka thënë se asnjëherë nuk e ka keqpërdorë dikë në jetë.
E Justin Timberlake ishte i shpejtë në reagim duke komentuar në fotografinë e Pink “personi më real”.
https://www.instagram.com/p/BmALVhblDhv/?utm_source=ig_embed&utm_campaign=embed_loading_state_control