Kur Justin Timberlake bëri publik lajmin për daljen në treg të albumit “Man of the Woods”, fansat mezi prisnin t’i dëgjonin këngët e artistit.
Dy publikimet e para “Filthy dhe “Supplies” ishin tipike Timberlake. Të kujtonin projektet e famshme të artistit si “FutureSex/LoveSounds” dhe “The 20/20 Experience”.
Megjithatë sot, këngëtari i është rikthyer rrënjëve të rij në Memphis me publikimin e këngës se tretë “Say Something”.
Ky projekt vjen në bashkëpunim me yllin e muzikës “country”, Chris Stapleton dhe ka mahnitur të gjithë.
Albumi i Timberlake, për të cilin vetë këngëtari ka thënë që është tejet personal, do të publikohet më 2 shkurt.