Deputetja e AAK-së, Time Kadriaj, ka kritikuar ashpër qëllimin e Qeverisë së Kosovës që të heqë tarifën doganore ndaj Serbisë, duke e quajtur nënshtrim këtë veprim të Kryeministrit Kurti.
“Turp për ty që iu nënshtrove Serbisë e presioneve kaq lehtë. Çka do të ndodh me marrëveshjen finale nëse të kërkojnë ndonjë koncesion?”, ka pyetur Kadriaj.
Kadriaj ka tehksuar se heqja e taksës ia mundëson Vuçiqit fitoren në zgjedhjet e 26 prillit që do të mbahen në Serbi.
“Ti me heqjen e taksës po ia mundëson Vuçiqit që të t’i fitojë zgjedhjet. Vuçiqi do të krekoset qysh e gjunjëzoi Kosovën për taksën dhe këtë po ia mundëson ti zoti Kurti dhe partia juaj revolucionare”, ka theksuar ajo.
Kadriaj tutje ka theksuar se me këtë qasje të Kurtit, po rrezikohet edhe Kosova e 17 shkurtit.
“Ne po frikësohemi se pa taksën 100% do të jemi në pozitë të pafavorshme në raport me Serbinë. Pushtetet nuk janë asgjë kur është në pyetje ruajtja dhe mbrojtja e sovranitetit të vendit. E ti po e zgjedh pushtetin”, ka thënë ajo.