Time Kadriaj: Me të vërtetë nuk po e kuptoj këtë politikë të Evropës

Prishtinë | 13 Tet 2022 | 17:45 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, ka folur për procesin e liberalizimit të vizave.

Ajo në  T7 tha se Kosova është vendi më proevropian në rajon.

“Nëse krahasohemi me fqinjin tonë, i cili është i vetmi vend që nuk është distancuar nga lufta e Rusisë në Ukrainë, janë të vetmit që s’kanë vendosur sanksione dhe kanë nënshkruar memorandum  për harmonizimin e politikave të jashtme, ndërsa ai shtet dhe qytetarët e tij të lëvizin lirshëm dhe të izolohemi ne – me të thënë të drejtën s’po e kuptoj këtë politikë të Evropës”, tha ajo.

Të ngjashme