Deputetja nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, ishte më e zëshmja në kritika për vendimin që mori bashkëpartiakja e saj Albena Reshitaj që të shkojë në Kuvend dhe të merr pjesë në procesin e votimit të presidentes.
Ajo ka thënë se derisa deputeti goran Adem Hoxha ka treguar arsyen e tij pse dha votë pro Vjosa Osmanit presidente, por se është kureshtare për deputetët tjerë se për çka votuan.
“Albena dhe Adem Hoxha nuk e lejuan qē zgjedhjen e presidentit ta shantazhojë Lista Serbe, nejse Ademi na tregoi pse votoi. Për tre të tjerët do e kuptojmë ma vonë!”.