Timo Werner do të rikthehet sërish te Leipzigu në Bundesligë.
Gazetari nga “Sky Sport Germany”, Florian Plettenberg, ka bërë të ditur se marrëveshja është pothuajse e kryer, transmeton Gazeta Express.
Dëshira e Wernerit ishte për t’u rikthyer te Lepizigu dhe kjo pritet që të zyrtarizohet në javën e ardhshme.
Ende nuk dihet nëse klubi gjerman do ta huazojë 26-vjeçarin nga Chelsea apo do të jetë transferim i përhershëm.
Sipas Plettenberg, pritet një huazim me opsion të blerjes.
Sulmuesi gjerman po largohet nga “Stamford Bridge” vetëm pas dy sezonesh.
Në verën e vitit 2020, Chelsea kishte paguar 53 milionë euro për transferimin e Wernerit nga Leipzigu.