Tina Turner flet për të kaluarën: Kam pasur jetë të tmerrshme

Prishtinë | 10 Sht 2019 | 16:52 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja e famshme amerikane, Tina Turner, e ka lënë pas të kaluarën.

“Kam pasur një jetë të tmerrshme”, tha 79 vjeçarja për New York Times. “Unë thjesht vazhdoja. Ne vazhdojmë duke shpresuar se diçka do të vijë”.

Turner, tani e martuar me Erwin Bach, më parë ishte në një marrëdhënie abuzive me ish partnerin e saj, të ndjerin Ike Turner.

Por, Tina tashmë po shijon pensionimin dhe nuk ka në plan të kthehet përsëri në muzikë. “Unë nuk këndoj, nuk kërcej, nuk vishem”, vazhdon ajo.

Superylli shtoi se ajo duhej të ishte pak më egoiste pasi kishte jetuar gjithmonë për të kënaqur njerëzit e tjerë.

“Unë thjesht u lodha duke kënduar dhe duke i bërë të tjerët të lumtur. Kjo është gjithçka që kam bërë në jetën time”, tha ajo.

Për kohën e vështirë me Ike, ajo tha për Times, “Nuk e di nëse mund t’i harroj ato që mi bëri ai”, por Ike ka vdekur. Ne nuk duhet të brengosemi për të”. 


Fjalë Kryesore:

Të ngjashme