Shubham Jaglan është i lindur në një familje që ka traditë mundjen, dhe pothuajse të gjithë anëtarët e saj janë marrë me këtë sport.
Mundja si një sport shumë i popullarizuar në fshatin e tij Israna, rreth 100 kilometra në veri të Delhit, ka qenë mënyrë e jetesës për shumicën e kushërinjve te Shubhamit, shkruan Koha Ditore.
Por gjyshi i tij nuk ka dashur më mundës në familjen e tij. Ai ka insistuar që djaloshi i vogël të provojë diçka tjetër dhe kështu e ka regjistruar në akademinë e sapohapur të golfit në fshat.
Me gjithë protestat e shumta të familjarëve të tjerë, që insistonin se Shubham duhej të fillonte me mundje, gjyshi i tij ishte i vendosur për ta drejtuar nga golfi.