Tipi zero i gjakut më pak i rrezikuar nga Covid-19, marrja e vitaminës D zor se ndihmon

Prishtinë | 01 Dhj 2020 | 10:15 | Nga Ekonomia Online

Një studim i gjerë shton provat se njerëzit me gjak të tipit O ose Rh − negativ mund të jenë në rrezik pak më të ulët nga Coronavirusi i ri, raporton Reutersi.

Midis 225,556 kanadezëve që u testuan për virusin, rreziku për një diagnozë COVID-19 ishte 12 për qind më i ulët dhe rreziku për COVID-19 me simptoma të rënda ose vdekja ishte 13 për qind më i ulët te njerëzit me grupin e gjakut “O” (Zero) në raport me ata që kanë A, AB ose B, raportuan studiuesit të martën në revistën shkencore, Annals of Internal Medicine.

Njerëzit në çdo grup gjaku që ishin Rh-negativë ishin gjithashtu disi të mbrojtur, veçanërisht nëse kishin gjak O-negativ.

Njerëzit në këto grupe të gjakut mund të kenë zhvilluar antitrupa që mund të njohin disa aspekte të virusit të ri, i tha Reutersit, bashkautori Joel Ray nga spitali St. Michael në Toronto.

“Studimi ynë i ardhshëm do të shikojë në mënyrë specifike antitrupa të tillë dhe nëse ato shpjegojnë efektin mbrojtës,” tha Ray.

Nëse apo si ky informacion mund të ndikojë në parandalimin ose trajtimin e COVID-19 është ende e paqartë.

Vitamina D dështon të ndihmojë në raste të rënda me COVID-19

Nivelet e ulëta të vitaminës D janë lidhur me rrezik më të lartë për sëmurje më të rëndë nga COVID-19 por nivelet e larta të vitaminës D nuk e rregullojnë problemin.

Rritja e niveleve të vitaminës D në pacientët e sëmurë kritikë nuk e shkurtoi qëndrimin e tyre në spital si dhe nuk uli shanset që ata të mos shtriheshin në kujdesin intensiv.

Sipas ta dhënave, pacientët patën nevojë për ventilim mekanik si dhe nuk u ulën gjasat për t’i mbijetuar sëmundjes, zbuluan mjekët në Brazil.

Ata u dhanë 240 pacientëve të sëmurë rëndë dhe të shtruar në spital me COVID-19, qoftë një dozë të vetme të lartë të vitaminës D3 ose një placebo.

Vetëm 6.7 për qind e pacientëve në grupin e vitaminës D kishin nivele “të mangëta” të lëndës ushqyese, krahasuar me 51.5 për qind të pacientëve në grupin placebo, por nuk kishte ndryshim në rezultate, bazuar në një studim të publikuar në “medRxiv”.

E njëjta gjë ishte vërtetuar kur studiuesit u përqendruan në 116 pacientë me mungesë të vitaminës D para trajtimit.

Autorët thonë se gjetjet e tyre janë prova e parë e këtij lloji për të treguar se plotësimi i vitaminës D “është joefektiv për të përmirësuar kohëzgjatjen e qëndrimit në spital ose ndonjë rezultat tjetër klinik midis pacientëve të shtruar në spital të sëmurë rëndë nga COVID-19”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme