Tirana kampione e Shqipërisë në futboll, festë e madhe në kryeqendër

Prishtinë | 20 Kor 2020 | 09:28 | Nga Ekonomia Online

Tifozët e Tiranës kanë dal në sheshin “Nënë Tereza” të dielën mbrëma dhe kanë festuar titullin e kampionit të Shqipërisë në futboll me fishekzjarrë e brohorima. Është festuar, përkundër pandemisë.

Tirana e siguroi titullin e kampionit pasi Vllaznia e mposhti të dielën me 1:0 Kukësin, klubin e vetëm që kishte ende gjasa matematikore të arrinte Tiranën.

Tirana ka kthyer titullin e kampionit pas plotë 11 vjetëve. Dy xhiro pa përfunduar stinori Tirana ka 69 pikë, shtatë më tepër se Kukësi që zë vendin e dytë.

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka thënë se titulli i kampionit ishte plotësisht i merituar.

Të ngjashme