Tiranë, Cakaj takohet me përfaqësuesit politik të Luginës së Preshevës

Prishtinë | 22 Nën 2019 | 13:03 | Nga Ekonomia Online

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj, ka pritur sot në takim zyrtar përfaqësuesit politik të Luginës së Preshevës.

Cakaj ka thënë se shqiptarët në Serbi nuk janë vetëm një faktor margjinal, por një aset shumë i vyer shoqëror e kombëtar.

“Ne do të vazhdojmë të artikulojmë shqetësimet e përbashkëta dhe të punojmë pakursyer në shërbim të mbrojtjes së të drejtave të tyre”.

Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të tij në Facebook.

Mes të tjerash, ndamë pikëpamje të njëjta në një varg çështjesh:

Së pari, pasivizimi i vendbanimeve në Luginë të Preshevës nuk përbën vetëm qasje përjashtuese shoqërore por edhe dëmtim përmbajtësor të demokracisë atje;

Së dyti, njohja e teksteve mësimore në shkolla fillore e të mesme e përdorimi i papenguar i simboleve kombëtare është jo vetëm në shërbim të ruajtjes së identitetit të tyre por është kusht i zhvillimit të përgjithshëm atje;

Së treti, përfshirja proporcionale në të gjitha nivelet e institucioneve shtetërore do të mbetet një kauzë që do t’i japim zë vazhdimisht e bashkërisht.

Jashtëzakonisht krenar me vullnetin e tyre për të tejkaluar dallimet e brendshme në shërbim të objektivave madhore kombëtare.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme