Dy punëtorë që ishin duke punuar në një banesë private në rrugën “5 Maji” në Tiranë kanë rënë nga lartësia mesditën e sotme.
Ata janë dërguar menjëherë në spital dhe tashmë janë në kujdesin e mjekëve, shkruan Abcnews.al.
“Më datë 21.06.2020, rreth orës 15:00, në rrugën “5 Maji”, duke punuar në një banesë private, kanë rënë nga lartësia shtetasit Y.C., 47 vjeç dhe S.M., 59 vjeç, të cilët u dërguan menjeherë në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.