Një incident ka ndodhur pasditen e së hënës në Tiranë, ku ashensori i një pallati është shkëputur.
Mësohet se ashensori ka rënë nga kati i katërt dhe si pasojë ka mbetur e lënduar një vajzë 24-vjeçare, e cila ndodhej brenda tij,/tch.
Ngjarja ka ndodhur në “Don Bosko”. Vajza është transportuar menjëherë në spital, ndërsa Policia ka nisur hetimet për ngjarjen.