Barcelona e pësoi mbrëmë humbjen e radhës për ta afruar Real Madridin edhe më shumë me titull të kampionit në Spanjë.
Gjiganti katalunas mbeti 15 pikë prapa “Los Blancos”, 5 xhiro pa përfunduar sezoni, shkruan “Gazeta Express”.
E tash, skuadrës së Carlo Ancelottit i nevojitet vetëm edhe një pikë për t’u shpallur kampion i Spanjës.
Aktualisht, “Mbretërit” i kanë 78 pikë, kurse “Blaugrana” dhe Atletico nga 63.
Reali do ta zhvillojë ndeshjen e ardhshme më 30 prill në shtëpi ndaj Espanyolit.
Në këtë ndeshje, “Los Blancos” do të mjaftohen me vetëm një pikë për ta siguruar edhe matematikisht titullin e kampionit në Spanjë.