Tjetër ditë e zezë për Italinë, 812 të vdekur në pak orë

Prishtinë | 30 Mar 2020 | 18:24 | Nga Ekonomia Online

Italia vazhdon të regjistroje ditë pas dite një numër shumë të lartë viktimash. Këtë të hënë Italia ka pasur 812 viktima në shtetin fqinj, një rritje e vogël në raport me bilancin e të dielës ku kishim 756 viktima.

Ndërkohë në total numri I të vdekurve në Itali ka shkuar në 11592.

E megjithate ka edhe lajme të mira pasi kurba e të prekurve të rinj ka rënë ndjeshëm këtë të hëne me 1648 raste.

Një shifër shumë e vogël në raport me atë të ditës së diele kur kishte 3815 raste të reja.

Shefi i Mbrojtjes Civile saktësoi se edhe numri i të shëruareve është për rekord, 1590 në 24 orë.

Të ngjashme