Futbollisti italian Mario Balotelli është bërë baba për herë të dytë. Pas vajzës 4-vjeçare, Pia, ka ardhur në jetë edhe vogëlushi i quajtur Lion.
Ende nuk është konfirmuar se kush është nëna e fëmijës, por mediat italiane kanë hedhur dyshime se bëhet fjalë për Clelia, vajzën italiane që jeton në Zvicër.
Futbollisti 27-vjeçar ka bërë edhe një postim në profilin e tij të “Instagram”-it, ku bashkëngjitur një fotoje të shkallëve që ngjiten në qiell, shkruan “Lumturi”.
Super Mario është baba edhe i vajzës 4-vjeçare, Pia, me “yllin” e televizionit italian, Raffaella Fico.
I njohur për prapësitë e tij në futboll, Balotelli duket se është bërë më i ndërgjegjshëm së fundmi, teksa në anën sportive gjërat po i shkojnë shumë mirë te Nice në Francë, ndërsa tashmë bëhet baba edhe i një tjetër fëmije.