Sulmuesi shqiptar, Kemal Ademi është rikthyer nga lëndimi për Baselin.
Në ndeshjen ndaj Zurichut, Ademi ka qëndruar në bankë pas kthimit nga lëndimi dhe është aktivizuar vetëm në minutat e fundit të ndeshjes.
Por shtatlartit i kanë mjaftuar vetëm katër minuta në fushë për të realizuar gol.
23-vjeçari ka shfrytëzuar një asistim fantastik nga Valentin Stocker për të shënuar golin e fundit në këtë takim.
Baseli mori një fitore të lehtë 3-0 përballë Luzernit, fitore që e mbanë gjigantin zviceran në krye të Superligës.
Për Ademin ky ishte goli i gjashtë në Superligën e Zvicrës, derisa ka edhe një asistim.