Mike Tyson është në qendër të vëmendjes kohëve të fundit.
Fundjavën që shkoi, ai e pati një takim “të nxehtë” me fansat në Las vegas, vetëm disa ditë pasi u filmua duke e goditur një tifoz tepër të emocionuar në një udhëtim me JetBlue.
Tyson, i cili në Vegas kishte shkuar për ta parë meçin ndërmjet Shakur Stevenson ndaj Oscar Valdez në MGM Grand Garden Arena, po bënte fotoghrafi me fansa kur një femër e preku në fytyrë me gishtin e saj, shkruan “Gazeta Express”.
Tyson nuk e priti mirë prekjen e hundës nga thonjtë rozë të tifozes dhe u rikthye për t’u konfrontuar me të, siç mund ta shihni në video duke klikuar KETU
Sigurimi i tij ndërhyri menjëherë dhe e largoi fansen para se të eskalonte situata, ndërsa sigurimi e largoi më pas edhe legjendën e boksit.
Tyson ka qenë i angazhuar me regjistrimin e “podcastit” të tij “Hotboxin”, ndërsa sherri i parë i këtij muaji i ndodhi më 21 prill.
Përfaqësuesit e tij pretenduan se Tysonin e provokoi tifozi duke ia hedhur një shishe me ujë.