Numri i deputetëve të infektuar me Covid 19 te LDK-ja është rritur. Kësaj radhe pozitiv ka dalur deputeti Fetah Rudi.
Ka qenë vetë Rudi ai që e ka dhënë njoftimin duke paralajmëruar se do t’i nënshtrohet izolimit 2 javor.
“Pas disa problemeve shendetesore te shfaqura gjate dites se djeshme, i jam nenshtruar testit per Covid-19. Dhe kam rezultuar pozitiv. Pas vizitave mjekesore, trajtimin do ta vazhdoj ne shtepi. Antaret e tjere te familjes jane mire me shendet. Per dy jave do te jemi ne vetizolim. Besoj qe me ndihmen e zotit dhe mjekeve do ta kaloj edhe kete sfide” shkruan Rudi në njoftim.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë shënuar 136 raste pozitive në Kosovë dhe 131 të shëruar.