Me mijëra vajza nga e mbarë bota çdo ditë vijnë në këtë audicion dhe disa prej tyre janë aq këmbëngulëse që të arrijnë qëllimin e tyre, saqë vijnë edhe pesë vjet radhazi
Kur bukuroshja Gigi Hadid qau në audicione, atëherë mund të jeni të sigurt se bëhet fjalë për kritere shumë të ashpra të bukurisë. A keni pyetur ndonjëherë në bazë të çfarë kritereve, përveç bukurisë së jashtëzakonshme dhe pamjes seksi që rrezatojnë, zgjidhen modelet të cilat e kanë rastin të paraqiten në revynë e famshme të “Victoria’s Secret”?
Duket se nuk bëhet fjalë as për sharmë, as për madhështi dhe as për popullaritet të modeleve, por për faktin i cili është shumë i rëndësishëm në industrinë e veshjeve intime dhe atë nga një arsye e vetme: sepse u dedikohet vetëm femrave.
Me mijëra vajza nga e mbarë bota çdo ditë vijnë në këtë audicion dhe disa prej tyre janë aq këmbëngulëse që të arrijnë qëllimin e tyre, saqë vijnë edhe pesë vjet radhazi duke shpresuar se më në fund do të zgjidhen. Ajo që është e domosdoshme është kondicioni i përkryer fizik, trupi i formësuar në mënyrë të përkryer, pamja seksi, qëndrimi i relaksuar gjatë pozimit, por edhe pëlqyeshmëria e modeleve nga femrat tjera.
Duke marrë parasysh se ky brend i modës prodhon të brendshme intime vetëm për femra, atëherë është e rëndësishme që blerëseve t’u pëlqejnë edhe femrat që i reklamojnë ato.