Një qytetar nga Lipjani ka raportuar në polici se gjatë ditës së djeshme është sulmuar nga persona të panjohur, më pas i është vjedhur një zinxhirë nga qafa dhe dy telefona.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa nuk raportohet për persona të arrestuar.
Njoftimi i plotë i policisë:
LËNDIM I RËNDË TRUPOR /Lipjan, 13.06.2021-04:30. Viktima mashkull kosovar ka njoftuar se persona të panjohur e kanë sulmuar fizikisht, dhe i kanë marrë një zingjir nga qafa dhe dy telefona. Viktima ka pësuar lëndime dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor. Nuk raportohet për të arrestuar, ndërsa rasti është duke u hetuar. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori.