Toger Mendim Muçiqi diplomon me sukses në Akademinë Mbretërore Ushtarake Sandhurst

| 15 Pri 2023 | 11:22 | Nga

Toger Mendim Muçiqi ka diplomuar me sukses në Akademinë Mbretërore Ushtarake Sandhurst pas përfundimit të programit njëvjeçar të udhëheqjes së oficerëve të rinj.

Kështu ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj, i cili falënderoi Mbretërinë e Bashkuar për përkrahjen e vazhdueshme në edukimin e gjeneratave të reja të oficerëve.

“Falenderojmë aleatin tonë, Mbretërinë e Bashkuar për përkrahjen e vazhdueshme në edukimin e gjeneratave të reja të oficerëve dhe nënoficerëve në institucione prestigjioze ushtarake si Sandhurst, ndërsa toger Muçiqit i urojmë suksese të mëtutjeshme në karrierën e tij ushtarake dhe në detyrën për shërbim ndaj vendit”, ka shkruar Mehaj.

Të ngjashme