Sipas Indeksit të qyteteve më të sigurta në botë, të publikuar nga Economist, Tokio është qyteti më i sigurt në botë dhe Amsterdam në Evropë. Zgjedhja konsiston në tregues si infrastruktura, shëndetësia dhe siguria personale.
Singapori është qyteti i dytë më i sigurt në botë, pas kryeqytetit të Japonisë, ndërsa Osaka e Japonisë është e treta në listë. Të njëjtat qytete gjithashtu plotësuan ato pozicione sipas treguesve të 2015 dhe 2017, përcjell albinfo.ch.
Lista rendit 60 qytete, dhe indeksi u përpoq të përfshijë konceptin e “rezistencës urbane”, domethënë aftësinë e qyteteve për të thithur goditje dhe për t’u rikuperuar prej tyre, thanë studiuesit.
Janë vlerësuar katër lloje të sigurisë: dixhitale, infrastrukturore, shëndetësore dhe personale.
Rajoni i Azi-Paqësorit mbizotëron listën me dhjetë qytetet më të sigurta, si vitet e kaluara. Nga tri shtetet e rajonit të lartpërmendur në dhjetë qytetet e para bëjnë pjesë: Seul (Korea e Jugut) si dhe Sydney dhe Melbourne të Austrisë në vendin e pestë respektivisht të dhjetin. (i 10-ti).
Dy qytete evropiane dhe dy të Amerikës së Veriut janë në dhjetë të parat.
Amsterdam është i katërti në listë, Kopenhagen është i teti, Toronto është e gjashta dhe Uashingtoni është i shtati.
Ndërkaq qytetet si: Lagos (Nigeri), Caracas (Venezuela), Yangon (Myanmar), Karaçi pakistanez dhe Dhaka (Bangladesh) janë pesë qytetet më të pasigurta, sipas këtij indeksi.