Infektologu Ilir Tolaj mendon se 1/3 e popullit të Kosovës tashmë e ka kaluar Covid-19. Në Kosovë sot kanë arritur dozat e para të vaksinave. Ky kontingjent është në kuadër të 100.800 dozave të vaksinës së AstraZenecas që Kosova do të marrë falas nga programi COVAX, i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
“Ky numër i vaksinave është simbolik. Në ecurinë e pandemisë nuk do të ketë ndonjë ndikim substancial në kuptim të ndalesës së numrit të madh meqenëse me këtë kontingjent do të të vaksinohen rreth 11 mijë persona”, tha Tolaj për RTV Dukagjini.
“Ky vaksinim në këtë fazë e ka rëndësinë për personat që vaksinohen”, tha ai.
Armiku kryesor i diabetit është gjetur tashmë! Sheqeri bie në 4.6
“Që vaksinimi të ketë ndikim duhet që minimum të vaksinohen minimum 300 mijë njerëz dhe këtë mundësisht ata që nuk e kanë kaluar infeksionin ndërsa sa më shumë që vaksinohen aq më lehtë do të krijohet ai imuniteti i përgjithshëm së bashku me këta që e kanë kaluar”, tha Tolaj.
“Ne e kemi kaluar relativisht shumë, ndoshta 1/3 e popullatës por që sërish nuk mjafton për të krijuar atë imunitetin e popullatës”, theksoi Tolaj.