Tolaj: Të marrin fund lojërat me punonjësit shëndetësor

Prishtinë | 02 Sht 2020 | 20:26 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Arbër Tolaj ka thënë se në një situatë të jashtëzakonshme shëndetësore në kushte pandemie, po bëhet segregacion ndaj një pjese të konsiderueshme të personelit shëndetësor në Kosovë.


Përmes një statusi në llogarinë e tij në Facebook, Tolaj ka thënë se pajtohet me shtesat mujore, por nuk pajtohet me mos përfshirjen e një pjese të stafit shëndetësor.


“Plotësisht pajtohem se me këtë shtesë mujore, duhet mbështetur IKSHPK-ja, Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut, Departamenti i Shëndetësisë në Burgje, SHSKUK, Spitalet e përgjithshme si njësi të saj, e QKMF-të nëpër Komuna.


Por absolutisht, kundërshtoj mos përfshirjen e punëtorëve shëndetësor, të Klinikave tjera të SHSUK-së, të cilët kontinualisht kryejnë shërbime mjeksore, përkundër që përballen drejtpërdrejt me Covid -19”, ka shkruar Tolaj.Sipas tij, është e padrejtë mospërfshirja e punonjësve administrativ.
“E pavarësisht faktit se çdo ditë i ekspozohen rrezikut, ata pa të drejtë, vazhdojnë të anatemohen nga kjo mbështetje qeveritare. Githsesi, e padrejtë, ngelet mos përfshirja e punonjësve administrativ, bartësve të pacientëve, punonjësve të sigurimit, e atyre ndihmës. Prandaj, është momenti i fundit që Ministria e Shëndetësisë të reflektoj për këtë padrejtësi”, është shprehur ai. 

Postimi i plotë:


Të marrin fund lojërat me punonjësit shëndetësor.- Cilat na qenkan ato kritere, që paskan mospërputhshmëri me vendimet dhe udhëzimet e Qeverisë, sa i takon shtesave prej 300 eurosh, për punonjësit shëndetësor në vend.- Si është e mundur që në një situatë të tillë, të jashtëzakonshme shëndetësore, në kushte Pandemie, të bëhet segregacion ndaj një pjese të konsiderueshme të personelit shëndetësor.Plotësisht pajtoj se me këtë shtesë mujore, duhet mbështetur IKSHPK-ja, Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut, Departamenti i Shëndetësisë në Burgje, SHSKUK, Spitalet e përgjithshme si njësi të saj, e QKMF-të nëpër Komuna.Por absolutisht, kundërshtoj mos përfshirjen e punëtorëve shëndetësor, të Klinikave tjera të SHSUK-së, të cilët kontinualisht kryejnë shërbime mjeksore, përkundër që përballen drejtpërdrejt me Covid -19.E pavarësisht faktit se çdo ditë i ekspozohen rrezikut, ata pa të drejtë, vazhdojnë të anatemohen nga kjo mbështetje qeveritare.Githsesi, e padrejtë, ngelet mos përfshirja e punonjësve administrativ, bartësve të pacientëve, punonjësve të sigurimit, e atyre ndihmës.Prandaj, është momenti i fundit që Ministria e Shëndetësisë të reflektoj për këtë padrejtësi.Në këtë kontekst konsideroj se Ministri Zemaj, i cili është pjesë e kabinetit qeveritar, duhet të insistoj, që asnjërit prej mjekëve, teknikëve, bartësve të pacientëve, punonjësve administrativ, të sigurimit, e punëtorëve ndihmës, të mos ju mohohet e drejta që të përfitojnë nga kjo shtesë mujore, e cila derivon nga tatim paguesit e Kosovës.Së këndejmi vlerësoj se është nevojë imediate, që edhe vendimi i qeverisë të rishqyrtohet, gjithnjë në të mirë të punonjësve shëndetësor, të cilët do të përfitonin pa përjashtim nga kjo shtesë.

Të ngjashme