Qytetarët të cilët këtë të mërkurë janë drejtuar për në Agjencionin e Regjistrimit Civil në qytetin e Ferizajt janë përballur me pritje të gjata për të kryer shërbimet të caktuara, njofton Klan Kosova.
Një shikues, ka dërguar disa fotografi, ku shihet situata e krijuar.
I.G. thotë se në orët e para të ditës ka pasur numër të madh qytetarësh, përfshirë edhe vetë atë, që shton se për të kryer shërbimin që kishte shkruar ka pritur tre orë.
Ai pohon se ka qenë vetëm një recepsionit që ka punuar dhe është përballur me fluksin e madh të njerëzve.
Më poshtë keni disa fotografi, ku njerëzit shihen duke pritur dhe në anën tjetër vërehet mungesa e stafit administrativ.