Tollovi te “1 Tetori” – radhë të gjata për vaksinim, intervenon Policia

Prishtinë | 14 Maj 2021 | 08:21 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Pas një ditë pushimi për shkak të Fiter Bajramit, ka rifilluar vaksinimi i qytetarëve mbi moshën 65-vjeç, raporton Ekonomia Online

Për rajonin e Prishtinës, vaksinimi vijon në sallën “1 Tetori” ndërsa në komunat e tjera nëpër Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare.

Interesimi i qytetarëve ka qenë i madh për të marrë vaksinën, duke shkaktuar tollovi e radhë të gjata  për cak është dashur edhe intervenimi i Policisë së Kosovës.

Madje disa nga të moshuarit thanë se duke pritur që ta marrin vaksinën qe më shumë se dy orë.

Hisen Berisha thotë se ka ardhur prej pushimit për ta marr vaksinën, mirëpo nga turma e njerëzve duket se nuk do i vije radha.

“Unë jam ardh prej Sarandës sepse jam qe një muaj i vendosur atje. Thashë mos pe marr vaksinën por po më doket që s’ka gjasa. Më duhet mu kthyer prapë mu rrezit në diell atje. Unë jam ardh ora 08:00 siç ka qenë lajmërimi por si duket s’ka gjasa me ardh deri të numri njëherë”.

“Ky është problem shumë i madh. Në vend se me pas mirë prej kësaj mund të ketë edhe keq sepse mund të infektohen njerëzit. Organizimi nuk është në nivel. Në perëndim kjo punë bëhet shumë lehtë sepse shkon me karrika njerëzit ulen edh e presin”.

“Kjo turmë nuk di si mund të menaxhohet. Këtu është dashtë me qenë një staf i madh i organizimit d.m.th tash erdhi stafi. S’ka mundësi për rend. Rendin është dashur me krijuar shteti. Njerëzit kanë ardhur me marr shërbimin është dashtë me parashikuar këtë. Në vendet tjera shkon veç me karrik”.

Riza Vrajolli ka thënë se organizimi nuk do koment, sepse sipas tij, nga fluksi i madh i njerëzve mund të infektohen të gjithë, raporton EO.

Këtu jam duke pritur gjatë por ky organizim nuk do koment. Është e paraparë sa me qenë distance na veç po infektohemi më tepër dhe është rrezik potencial me marr një sëmundje tjetër sesa me marr një vaksinë. Më tepër se një orë jam tu prit. Institucionet janë ato që duhet me bo organizimin”.

Të ngjashme