Këtë të premte, tek qendra e vaksinimit “1 Tetori” në kryeqytet është krijuar një tollovi e madhe përderisa të moshuarit ishin duke pritur që ta marrin vaksinën kundër virusit COVID-19
Ndërsa, Anëtarja e Aleancës Kosova e Re, Fjolla Ramadani, ka publikuar në rrjetet sociale një fotografi të ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, në një kafiteri në Prishtinë të cilën e shoqëroi me shkrimin “qe qitu ne Soma nje teke per qejfi”.
Lidhur me tollovinë e krijuar, Ministria e Shëndetësisë ka reaguar duke thënë se tek qendra e vaksinimit “1 Tetori” kanë ardhur që të vaksinohet edhe qytetarë nga pjesë të ndryshme të Kosovës përderisa kjo qendër shërben vetëm për vaksinimin e qytetarëve të Prishtinës.