Avokati Tomë Gashi, i cili përfaqëson Rade Basara, i akuzuar për rastin e vrasjes së ish-politikanit serb Oliver Ivanoviq, pas përfundimit të seancës fillestare në rigjykimin e këtij rasti ka akuzuar politikën serbe se ka kontribuar për këtë vrasje, raporton Ekonomia Online.
Madje sipas Gashit, klienti i tij në kohë kur ka ndodhur vrasja ka qenë në Kroaci.
“Unë nuk mendojë është rast politik pasi që nuk ka të bëjë unë mendoj që politika në Kosovë nuk e ka vrarë Oliver Ivanoviqin, por mendoj që politika e Beogradit ka bërë shtytje pasi që ne ende nuk i dimë dhe mbetet që ne t’i mbrojmë klientët tanë”.
“Akuza i ka tetë rreshta të pa përcaktuara pasi në kohën e vrasjes Rade Basara ka qenë në Kroaci”.
Kurse Avokati i të akuzuarës, Silvana Arsoviq, Musa Damati, ka thënë se mungojmë provat për veprën për të cilën akuzohet klientja e tij, raporton EO.
“Në këtë rast penal mungojmë veprimet kauzale që do ta përbënin figurën e posaçme të veprës penale me të cilën akuzohet klientja ime”.
Në Gjykatën e Prishtinës është mbajtur procesi gjyqësor në rastin për vrasjen e ish-politikanit serb të Kosovës, Oliver Ivanoviq.
Të akuzuar në këtë rast janë Marko Roshiq, Silvana Arsoviq, Zharko Jovanoviq, Nedeljko Spasojeviq, Rade Basara dhe Dragisha Markoviq.
Ish-politikani serb i Kosovës, Oliver Ivanoviq, u vra më 6 janar të viti 2018.