Tomë Gashi thotë se “po bën plane për investime” me ambasadorin Berishaj

Prishtinë | 27 Jan 2023 | 13:55 | Nga Ekonomia Online

Avokati Tomë Gashi ka publikuar një fotografi me ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berisha, i cili është i përfshirë në një skandal financiar në Slloveni, duke thënë se janë duke bërë plane për investime.

“Me Martinin tu ba plane per investime!”, ka shkruar shkurt Gashi.

Berishaj erdhi në Prishtinë të enjten me një numër zyrtarësh të qeverisë kroate dhe rreth 50 biznese. Pas një takimi të një forumi Kosovë-Kroaci, Berishaj u përball me pyetje nga gazetarët rreth skandalit, por vazhdoi të thoshte se ato janë spekulime.

Të ngjashme