Tomor Qela: Në test-protestën e VV-së nuk kanë qenë mbi 2800 pjesmarrës

Prishtinë | 28 Maj 2020 | 20:38 | Nga Ekonomia Online

Lëvizja Vetëvendosje i ka publikuar sot disa fotografi nga test-protesta e zhvilluar para ndërtesës së Qeverisë përmes së cilës u kërkua që vendi të shkojë në zgjedhje, në prag të shpalljes së vendimit nga Gjykata Kushtetuese.

Sipas VV-së, në këtë test-protestë kanë qene mbi pesëmijë pjesëmarrës.

Por, kështu nuk thotë edhe profesori i gjeografisë, Tomor Qela. Sipas tij, në këtë protestë në asnjë rast nuk kanë qenë mbi 2800 pjesëmarrës.

“Në asnjë rast nuk kanë qenë mbi 2800 pjesëmarrës”.

“Arsyeja është se sheshi ‘Skënderbeu’ që ka qenë i mbushur me protestues i ka 5160 metra katrorë. Kur kemi parasysh se në çdo pikë ka distancë  prej dy metrash – i bie se një protestuesi i nevojiten katër metra katrorë”.

“Në sheshin ‘Skënderbeu’ kanë qenë rreth 1290 protestues”.

“Në sheshin ‘Ibrahim Rugova’ që i ka 2420 metra katrorë kanë qenë rreth 600 protestues”.

“Ndërsa në sheshin ‘Adem Jashari’ që ka 3360 metra katrorë kanë qenë rreth 840 protestues”.

“Totali i të tre shesheve është 10.940 metra katrorë, kur i pjesëtojmë për katër metra për një person, del se kanë qenë rreth 2700 protestues”.

Për t’u informuar më shumë rreth kësaj proteste, klikoni në linkun e mëposhtëm.

Të ngjashme