Toni Kroos tashmë ka fituar katër trofe të Ligës së Kampionëve, pasi ka fituar tre me Real Madridin dhe një në vitin 2013 me Bayern Munchen.
Por mesfushori gjerman mund të kishte siguruar edhe një medalje të artë të Ligës së Kampionëve, nëse nuk do të ishte Chelsea.
Hera e parë që Kroos u paraqit në një finale të Ligës së Kampionëve ishte në vitin 2012, kur Bayern Munich ishte favorit i madh kundër skuadrës nga Liga Premier.
Bayern ishte kthyer në një forcë në Evropë pasi ishte në finale edhe kundër Interit në vitin 2010, ku edhe humbi.
Më 19 maj 2012, pritej një fitore e Bayern Munchen me Jupp Heynckes në krye, e cila do të ishte e parë pas 11 vitesh.
Pavarësisht se kishte eliminuar Barcelonën e madhe të Pep Guardiola, askush nuk besonte se ata mund të mposhteshin.
Shtatë minuta pa u mbyllur ndeshja Franck Ribery pasoi te Kroos, i cili gjeti Thomas Mullerin që shënoi në portën e Petr Cech për 1-0.