Tony Blair do ta vizitojë Kosovën

Prishtinë | 05 Qer 2024 | 15:30 | Nga Ekonomia Online

Ish-kryeministri britanik, Tony Blair, do ta vizitojë Kosovën ditëve në vazhdim, është bërë e ditur në një komunikatë nga Kuvendi i Kosovës, për caktimin e mbajtjes së mbledhjes së Kryesisë.

Në një njoftim për mbledhjen e së enjtes, është bërë e ditur se në rend dite të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit pikë e parë do të jetë caktimi i seancës solemne për adresimin e Tony Blairit deputetëve të Kosovës.

“I. Caktimi i Seancës solemne për adresimin e ish Kryeministrit të Britanisë së Madhe, SH. T. Z. Tony Blair, deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës”, thuhet në këtë pikë të rendit të ditës.

Nuk dihet dita e saktë e vizitës së tij.

Blair ka qenë kryeministër i Britanisë së Madhe në kohën e bombardimeve të NATO-s. Konsiderohej një nga zërat më mbështetës të Kosovës atë kohë.

Të ngjashme