Ish-kryeministri, Tony Blair ka thënë se kufizimet e karantinës po i “vrasin” udhëtimet ndërkombëtare dhe nuk do të ishin të nevojshme me një regjim më të mirë të provave të menduara.
Duke folur për BBC-in, ish-udhëheqësi i Laburistëve përshëndeti testimet e reja klinike të njoftuara nga qeveria, por tha se ato mund të kishin ardhur disa muaj më parë – pasi ai parashikoi që mund të merreshim me kufizime për dy vjet të tjerë.
“Unë nuk mendoj se është e nevojshme të bësh karantinë 14 ditore kur të kthehesh në vend”, pohoi britaniku.
Ai shtoi se “për udhëtimet ndërkombëtare, [karantina po] e vret atë dhe se është e panevojshme”.
Ndryshe, Britania e Madhe numëron 340 mijë raste me COVID-19 gjersa kanë ndërruar jetë 41527 persona.