Ish-kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Tony Blair, ka deklaruar se marrëveshja e Brexit është një zgjedhje midis të panevojshmes dhe të dhimbshmes.
Blair, i cili mbështetë votën popullore, ka ngitur pyetjen se pse po behet një gjë e tillë.
Ai deklaroi se ka respekt të madh për kryeministren Theresa May, se ajo ka treguar vendosshmëri dhe guxim mirëpo rrethohet nga persona të paarsyeshëm.
Megjithatë, ai shtoi se marrëveshja e saj nuk do të kaloje në parlamentin britanik.
Ish-kryeministri britanik beson se një referendum i dytë mund të ofrojë zgjidhje për të qëndruar në BE, apo për të dalë nga BE-ja – zgjidhje kjo në mes të marrëveshjes së Theresa May apo stilit të Brexit të Boris Johnson.