Për Tony Robbins, vetëbesimi dhe suksesi nuk është një mentalitet, është një gjendje fizike e qenies.
Qëndrimi i duhur dhe kujdesi për trupin tuaj mund të jetë një katalizator suksesi, tha autori dhe folësi motivues i njohur botërisht gjatë një bisede në skenë në konferencën vjetore të revistës “Fortune”.
Për ta demostruar këtë, Robbins i kërkoi audiencës të përshkruante se si duket një njeri në depresion. Turma u përgjigj me “kokëulur”, “i urtë”, “i ndjeshëm”, etj. Robbins tha se nëse ai person do të ndryshonte qëndrimin dhe sjelljen e tij të keqe, ai ose ajo do të bëheshin më të lumtur dhe më të sigurt te vetja.
“Shumë njerëz mundohen të ndryshojnë mendjen… por kur ndryshoni qëndrimin e trupit, ju ndryshoni biokiminë, gjendja juaj ndryshon dhe kështu përmirësoheni”, tha ai. “Unë vërtetë besoj se për këtë arsye unë kam arritur deri këtu: unë e vendos veten në gjendjen ku trupi im është i balancuar dhe i çliruar”.
Strategjia nuk shtrihet vetëm tek mirëqenia mendore, argumentoi Robbins: Përmirësimi i gjuhës së trupit mund të çojë në përmirësimin e performancës.
I vetmi faktor që përcakton suksesin është gjendja fizike e qenies.”Unë duhet të ndryshoj momentumin”, tha Robbins – ” dhe mënyra e parë për ta bërë këtë është fizikisht”.
Gjatë bisedës, autori i bestsellerëve të New York Times, Unshakeable and Money: Master the Game tha se motivimi i tij për sukses ishte pjesërisht i shkaktuar nga edukimi i tij i ashpër. Robbins përshkroi varësinë e nënës së tij ndaj drogës dhe sjelljen e saj abuzive në detaje, por tha se vuajtja që përjetoi e bëri atë të dëshirojë të zvogëlojë vuajtjet e njerëzve të tjerë.
“Nuk më interesojnë paratë; më intereson ndryshimi i jetës së njerëzve,” tha ai.
Robbins gjithashtu zbuloi një luks që ai bleu kur filloi të bënte para të mëdha: një Mercedes.