“Top Arena”, do të jetë një “show” që do të shoqërojë tifozët gjatë gjithë Kampionatit Botëror të Futbollit, që starton më 14 qershor.
Edi Manushi për këtë “show” futbolli ka zgjedhur të ketë në krah një emër jo të panjohur për publikun. Të gjithë besojmë e kujtoni Fjoralbën, zërin dhe fytyrën e “The Voice of Albania”, shkruan Shqip.
Fjoralba do të jetë tashmë në krah të Manushit çdo ditë duke filluar nga data 14 qershor nga ora 22.00 -23.30. Për 90 minuta, aq sa është dhe koha zyrtare e një ndeshjeje futbolli, do të flitet për futboll, por jo vetëm. Por Manushi zbuloi gjithashtu se do të jenë të jetë i ftuar edhe një emër i madh i futbollit shqiptar si Besnik Hasi, por edhe Peço, trajneri i ekipit të 21-vjeçarëve të Baselit, të cilët do të bëjnë analizat e ndeshjeve.
Për herë të parë emisioni “Top Arena” do të zhvillohet në një studio gjigante ku publiku është pjesë e programit.
Një “show” me shumë të ftuar nga fusha të ndryshme që do të flasin për futbollin, por dhe për veten e tyre. Kupa e Botës do të zhvillohet në Rusi nga 14 qershori deri më 15 korrik.