Top eksperti mjekësor, Dr. Fauci, kërcënohet me jetë, rritet siguria e tij

Prishtinë | 02 Pri 2020 | 17:49 | Nga Ekonomia Online

Doktor Anthony Fauci, top eksperti mjekësor amerikan për pandeminë koronavirus dhe pjesëtar i task-forcës ndaj koronavirusit, të krijuar nga presidenti Donald Trump, po përballet me kërcënime me jetë.

Ai ka kërkuar siguri personale në çdo kohë, madje edhe në shtëpinë e tij, raporton CNN.

Një zyrtar për zbatimin e ligjit i tha CNN’it se Departamenti i Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore, krahu i zbatimit të ligjit të agjencisë, i kërkoi Shërbimit të Marshallëve amerikanë ndihmë pas kërcënimeve ndaj Dr. Faucit. Marshallët atëherë caktuan oficerët e HHS për t’i ofruar siguri personale mjekut.

Ëashington Post së pari raportoi për kërcënimet ndaj Faucit dhe rritjen e sigurisë.

Një burim konfirmoi gjithashtu për CNN javën e kaluar praninë e disa anëtarëve të Departamentit të Policisë Metropolitane të Uashington DC-së, të stacionuar në çdo kohë rreth shtëpisë së anëtarit të task-forcës ndaj koronavirusit. Burimi shtoi se prania e ngritur e policisë ishte një përgjigje ndaj kërcënimeve në rritje ndaj ekspertit kryesor mjekësor, megjithëse burimi i kërcënimeve nuk u identifikua.

Gjatë konferencës së task-forcës ndaj koronavirusit të Shtëpisë së Bardhë me gazetarët të mërkurën, Fauci u pyet nëse ai apo koordinatorja e reagimit ndaj koronavirusit, Dr. Deborah Birx, e cila gjithashtu shërben në grupin e punës, kishte marrë kërcënime të çfarëdo lloji apo nëse ata ishin caktuar detaje sigurie. Ai tha se nuk ishte në gjendje të përgjigjet

Të ngjashme