Topalli për dëbimin e gylenistëve: Shkelje drastike e të drejtave të njeriut

Prishtinë | 14 Mar 2019 | 11:37 | Nga Alban Begolli Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Pas mbledhjes së Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), kryetari i sapozgjedhur i këtij komisioni, Faton Topalli, është pyetur për rastin e dëbimit të shtetasve turq.  Ai tha se në këtë rast ka pasur shkelje drastike të të drejtave të njeriut, raporton Ekonomia Online.

“Çështja e gylenistëve është diskutuar në Kuvendin e Kosovës, është krijuar komisioni hetimor parlamentar dhe rezultatet e këtij komisioni dihen. Personalisht mendoj se kjo ka qenë shkelje drastike e të drejtave të njeriut, është shkelë ligji për të huajt, ligji për azil, janë shkelë konventat kryesore për të drejtat ndërkombëtare, janë shkelë procedurat e rregullta tek të cilat ndodhin këto raste. Mendoj që është e dhimbshme për një vend që ka pasur mbi 1 milionë refugjatë para luftës dhe gjatë luftës, t’i trajtojë në këtë mënyrë personat që ndiqen”, tha Topalli.

“…Kemi dëshirë që të kemi marrëdhënie të mira me Republikën e Turqisë dhe mendoj që janë duke u ndërtuar këto marrëdhënie. Çështjet e brendshme të Turqisë nuk duhet të zgjidhen dhe të bëhen problem i Republikës së Kosovës”.

I pyetur se PSD-ja a do të ishin pro që t’i zgjatej mandati Komisioni hetimor për rastin e gylenistëve, ai tha se PSD-ja në parim do të duhej të ishte për zgjatjen e mandatit.

“Nuk e kam diskutuar me PSD-në mirëpo PSD-ja në parim do të duhej të ishte për zgjatjen e mandatit”, tha Topalli.

Ai ka treguar se për çfarë është biseduar në mbledhjen e sotme të komisionit.

“Ne në mbledhje diskutuam për planin e punës gjatë këtij viti. Janë paraparë disa takime të cilat kanë për tu organizuar gjatë kësaj kohe. Komisioni është bukur sensitiv s ai përket  çështjeve që nuk janë për publikun. Unë do të bëjë të gjithë atë që është e mundur brenda kompetencave të komisionit”, tha ai.

Të ngjashme