Torino janë të interesuar të nënshkruajnë me Emre Mor para ditës së fundit të afatit kalimtar të verës.
Sulmuesi aktualisht luan për Borussia Dortmundin, turku ka qenë i pëlqyer shumë edhe nga Interi.
Pasi transferimi te Interi dështoi, lojtari ka një tjetër mundësi të luajë në sezonin e ri në Serie A.
Sipas ekspertit të tregut të transferimeve Gianluca Di Marzio, 20-vjeçari është synimi primar i trajnerit Sinisa Mihajlovic.
Çmimi i lojtarit është rreth 20 milionë euro.