Antonio Conte, menaxheri i skuadrës së Chelseas, ka marrë një lajm të keq nga vendlindja -Italia.
Sipas tabloidit britanik, The Sun, Torino ka refuzuar ofertën e Chelseas, prej 63 milionë funteve (70 milionë euro), për Andrea Belottin.
Drejtuesit e skuadrës së Torinos i kanë bërë me dije Chelseas se Belotti, i cili sezonin e kaluar shënoi 28 gola, kushton 88 milionë funte (96 milionë euro), përcjell Express.
Edhe pse e ka transferuar Alvaro Moratan nga Rea Madridi, Conte është i vendosur që ta blejë edhe një sulmues pasi largimi i Diego Costas nga Chelsea është i pashmangshëm.