Një person ka vdekur dhe 16 të tjerë janë plagosur rëndë pasi një tornado goditi provincën verilindore Heilongjiang të Kinës.
Tornado ka goditur katër qarqe në këtë provincë të martën në mbrëmje kur erdhi së bashku me breshër, shkruan Anadaolu Agency.
Sipas raporteve të fundit, 148 shtëpi, tokë bujqësore dhe fabrika janë dëmtuar për shkak të tornados dhe 243 njerëz janë detyruar të zhvendosen në vende të tjera për shkak të erërave të forta.
Kostoja e dëmeve është rreth 802,000 dollarë.