Torreira fotografohet në lot pas asaj që i ngjau Granit Xhakës mbrëmë

Prishtinë | 28 Tet 2019 | 10:28 | Nga Ekonomia Online

Mesfushori i Arsenal, Lucas Torreira, ka shpërthyer në lot pas asaj që i ngjau kapitenit të Arsenal në ndeshjen e mbrëmshme kundër Crystal Palace.

Pas zëvendësimit në minutën e 61-të, Xhaka në vend që të vraponte drejt stolit, ai zgjodhi që të ecte ngadalë për çka më pas u vërshëllye në drejtim të tij dhe u tall nga tifozët vendas.

Pastaj edhe ai vet zgjodhi që tua kthej tifozëve një “pirdhuni” dhe hoqi fanellën para se të hynte në tunel.

Ka qenë fotografi Stuart MacFarlane që e ka kapur në fotografi Torreiran dhe reagimin e tij emocional në përkrahje të Xhakës.

“Nuk doja që t’i shpërndaja këto tre fotografi, por e ndjeva se duhet ta bëjë. Ky është reagimi emocional i Lucas Torreira pas abuzimit që iu bë Granit Xhakës kur u zëvendësua, me lot. Dashuri absolute dhe respekt për kapitenin e tij”, ka thënë ai.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme