Kryetari i Prizrenit nga radhëte PDK-së, Shaqir Totaj, pa përmendur drejtpërdrejt emërimin e drejtorit të Administratës Tatimore të Kosoës, tha se është pothuajse e pamundur që të jetë i suksesshëm në udhëheqje të institucionit cilido person nëse nuk i ka të paktën dhjetë vjet përvojë menaxheriale brenda institucionit dhe instalohet nga jashtë.
Postimi i plotë:
Administrata Tatimore është një organizëm i gjallë, shum kompleks dhe multi disciplinorë.
Misionin e Administratës Tatimore e përbëjnë dy elemente:
- Mbledhja e të ardhurave tatimore përmes procedurave të thjeshta dhe me kosto minimale, por gjithashtu edhe
- Përkrahja e zhvillimit ekonomik të shtetit
Këtë mision mund te realizoj vetem duke zbatuar njëtrajtësisht legjislacionin tatimor, për financimin e buxhetit, duke pasur kujdes që gjatë rrugëtimit të perkrahet edhe zhvillimi ekonomik.
Aseti më i rëndësishëm i Administratës Tatimore është stafi, dhe ky fakt duhet kuptuar drejtë!
Është pothuajse e pamundur që të jetë i suksesshëm në udhëheqje të institucionit colido person nëse nuk i ka të paktën dhjetë vite përvojë menaxheriale mbrenda institucionit dhe instalohet nga jashtë!