Kryetari i PDK-së në Prizren, Shaqir Totaj, ka thënë se deputeti Elmi Reçica nga çdo sfidë edhe në të kaluarën ka dalë më i fortë dhe ashtu do të ndodhë edhe pas sfidës së radhës. Këtë postim e bëri një ditë pasi u raportua në medie se Reçica është i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale.
Ky është postimi i plotë:
Nga cdo sfide ne te kaluaren Z. Elmi Recica ka dale me i forte, ashtu do te ndodhe edhe pas sfides se rradhes, ku do te rikonfirmohet edhe e drejta per tu mbrojtur nga cdo rezik si ne planin personal ashtu edhe nacional.
Respekt !