Jack Clarke ka kompletuar transferimin prej 9 milionë funtesh te Tottenham, por do të kalojë sezonin 2019/20 në huazim te Leeds.
Anësori 18-vjeçar është transferuar te Spurs si lojtar me një të ardhme të ndritur, derisa ky ishte transferimi i parë për klubin anglez pas 517 ditëve.
Ai ka zhvilluar vetëm një sezon në futbollin senior, duke dalë nga akademia e ‘Elland Road’ gjatë edicionit të kaluar, përcjell lajmi.net.
Debutimi profesional erdhi në muajin tetor 2018, ndërsa në vazhdim ai bëri 23 paraqitje në total, prej tyre pesë si startues.
Clarke zgjoi interesimin e top skuadrave nga Premierliga, falë energjisë dhe kreativitetit në krahët e sulmit.
Ai ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2023 me Tottenham, por sezonin e ardhshëm do ta shpenzojë te Leeds në Championship.